Turqia ofroi ndërmjetësimin mes palëve, Kremlini: Erdogan nuk do të marrë pjesë në negociatat e mundshme me Ukrainën

turqia ofroi ndermjetesimin mes paleve kremlini erdogan nuk do te marre pjese ne negociatat e mundshme me ukrainen
turqia ofroi ndermjetesimin mes paleve kremlini erdogan nuk do te marre pjese ne negociatat e mundshme me ukrainen

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk do të veprojë si një ndërmjetës i mundshëm në negociatat që synojnë zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

I pyetur nëse është e mundur që presidenti turk të bëhet ndërmjetës gjatë këtyre bisedimeve, Peskov tha: “Jo, e pamundur”.

Veç kësaj, Peskov konfirmoi se në takimin e sotëm, Erdogan dhe presidenti Vladimir Putin prekën konfliktin në Ukrainë.

“Po, kjo çështje ishte në tryezë,” tha ai.

Udhëheqësit e Rusisë dhe Turqisë zhvilluan bisedime dypalëshe në punimet e samitit të SCO. Bisedimet e tyre, të cilat zgjatën rreth një orë, u fokusuan në bashkëpunimin ekonomik, në veçanti në sektorin e energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Spread the love

Similar Posts