Turqia “pushton” Berlinin, Holanda e pret me bilardo

turqia pushton berlinin holanda e pret me bilardo



































Turqia është befasia e këtij Europiani. Skuadra e Vinçento Montelës do të ketë një mbështetje të jashtëzakonshme në stadium dhe në qytetin e Berlinit. Nuk është më risi sepse dihet që është një nga komunitetet më të mëdha që jetojnë në Gjermani. Në tribunat e “Olimpiastadion” pritet të ketë spektakël, por edhe në fushën e lojës gjithashtu.

bandicam 2024-07-06 02-25-29-091

BERLINI I KUQ- Turqia duket sikur do ta luajë në Stamboll ndeshjen e sotme kundër Holandës. Berlini është një nga qytetet gjermane më të populluara me qytetarë që kanë origjinë turke, ekzaktësisht 5%. Nëpër rrugët e kryeqytetit gjerman është shumë e lehtë që të gjesh restorante me ushqimet tradicionale të Turqisë, por edhe flamuj dhe simbole të këtij shteti. Një prej rrugëve quhet “Hurturkel”, ndërsa me pak ecje mund të shkosh në zyrat e një klubi emigrantësh turq që e ka emrin Turkiemspor.

FUTBOLL DHE POLITIKË- Futbolli është pjesë integrimit dhe ky Europian është shumë special. Mediat gjermane kanë publikuar një statistikë ku tifozët turq kanë qenë superiorë në stadiumet e Europianit të këtij viti, madje më shumë edhe sesa vetë tifozët gjermanë. Kur Turqia fiton, në qytetet gjermane festohet dhe Montela me të tijtë sigurisht që e kanë një shtysë më të madhe për të vazhduar më tej. “Në Gjermani ndihemi si në shtëpi”, ka thënë Jaziçi. Ky fenomen i ka rrënjët në vitet 60-të kur qeveria gjermane firmosi një akord me Ankaranë zyrtare për të pasur punonjës. Futbollistët aktualë janë nipërit e atij brezi dhe shumë prej tyre kanë lindur në Gjermani si Çalhanoglu, Jildiz, Ayhan, Tosun dhe Ozçan. Ata kanë zgjedhur të luajnë për origjinën e tyre, ndërsa të tjerë si Xhan dhe Gyndoan luajtën për Gjermaninë. Nuk duhet harruar edhe çështja e Mesut Ozil, që për vite me radhë mbajti veshur fanellën e “Pancerave” dhe e mbylli aventurën me polemika. Sipas tij, kur Gjermania humbte Ozil ishte turk, ndërsa kur fitonte ai ishte gjerman.

HOLANDA- Sot Gjermania nuk ka shumë lidhje, rivali është Holanda. Berlini do të jetë i kuq dhe portokalli. Edhe këta të fundit janë një popull shumë krenar dhe duan patjetër që të mundin Turqinë. Pas polemikave që patën me skuadrën për humbjen me Austrinë, por fitorja me Rumaninë shëroi plagët dhe duan patjetër që të sigurojnë gjysmëfinalen. Edhe futbollistët kanë qenë të relaksuar ditën e djeshme dhe shumë prej tyre kanë kaluar kohën e lirë me sporte të tjera. De Vraj me shokë kanë luajtur basketboll, ndërsa Dumfris bilardo. Është një metodë që funksionoi herën e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts