Turqia rrit çmimet e energjisë elektrike me 100%

16:50 02/01/2022

Qeveria i vë fajin tregjeve aktuale të energjisë

Në Turqi çmimet e energjisë elektrike kanë pësuar një rritje këtë vit të ri ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë. Autoriteti Rregullator i Tregut të Energjisë tha se kostot e energjisë elektrike do të rriten 50% për familjet dhe 125% për bizneset.

Agjencia qeveritare fajësoi çmimet në tregjet globale të energjisë për situatën në të cilën ndodhen. Edhe çmimi i gazit natyror ka pësuar një rritje këtë vit sipas shpërndarësit kombëtar BOTAS. Çmimi u rrit me 25% për banesat dhe me 50% për përdorimin industrial.

Konsumatorët në Turqi kane luftuar me një rënie të fuqisë së tyre blerëse për shkak të inflacionit të lartë që shkon në mbi 21% .

Vlera e Lirës turke pësoi një rënie të ndjeshme gjatë vitit 2021 pasi vendi ndoqi një politikë ekonomike që theksonte normat e ulëta të interesit në kurriz të gjithçkaje tjetër. Si pasojë e kësaj, Lira turke pësoi një humbje prej 45% gjatë vitit të kaluar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *