Turqia tërhiqet nga traktati kundër dhunës ndaj grave

17:40 20/03/2021

Vendimi shkakton zemërim në mbarë vendin

Ka provokuar zemërim në mbarë Turqinë vendimi për t’u tërhequr nga një traktat historik evropian që mbron gratë nga dhuna, i nënshkruar 10 vjet më parë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan firmosi një dekret të Shtunën duke anuluar ratifikimin e Konventës së Stambollit. Ky vendim erdhi pas presionit prej muajsh nga grupet konservatore dhe islamike, të cilët kishin kërkuar që Turqia të tërhiqej nga traktati. Kjo është konsideruar një goditje për mbrojtësit e të drejtave të grave, të cilët thonë se marrëveshja është thelbësore për luftimin e dhunës në familje.

Grupime të ndryshme kanë organizuar protesta në Stamboll dhe në të gjithë vendin nën parullën “Tërhiqni vendimin, zbatoni traktatin”.

Kryebashkiaku i Stambollit, një nga rivalët kryesorë të Erdoganit, dënoi gjithashtu vendimin e Turqisë.

Disa zyrtarë nga partia e Presidentit Erdogan të orientuar nga Islami kanë argumentuar se ajo inkurajon divorcin dhe minon familjen tradicionale, për të cilën ata thonë se janë në kundërshtim me vlerat konservatore të vendit.

Dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre është në rritje në Turqi, sipas grupeve të të drejtave. 77 gra janë vrarë që nga fillimi i vitit ndërsa 409 u vranë në vitin 2020.

Konventa e Stambollit e firmosur nga 30 vende mbron të drejtat e grave të dhunuara. Aty thuhet se burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta dhe i detyron autoritetet shtetërore të ndërmarrin hapa për të parandaluar dhunën me bazë gjinore ndaj grave, për të mbrojtur viktimat dhe për të ndjekur penalisht autorët e krimit.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *