Turqia u kërkon qytetarëve të saj të largohen urgjentisht nga Ukraina Lindore

23:29 21/02/2022

Turqia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në Ukrainë që të largohen sa më shpejt nga pjesa Lindore.

Në një postim në Twitter, Ministria e Jashtme e Turqisë kërkon që qytetarët e saj të largohen sa më shpejt nga Ukraina Lindore.

Kjo thirrje e Turqisë vjen pasi Rusia njohu pavarësinë e vetëshpallur të dy krahinave separatiste pro-ruse në Ukrainën Lindore.

Së fundmi, Presidenti rus Putin ka urdhëruar trupat ushtarake të Rusisë që të futen brenda Ukrainës Lindore, pikërisht në dy rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Turqia ka bërë thirrje vazhdimisht për zgjidhje paqësore të krizës mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe është ofruar që të ndërmjetësojë këtë konflikt. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *