“Turqia urë e bekuar”- Rama me Aliyev në Azerbajxhan: Kur mali nuk shkon te Muhamedi …









Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Gjatë bisedës, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se Turqia është një urë e bekuar mes dy vendeve.

rama aliev

Po ashtu Rama iu drejtua Presidentit, duke i thënë se është xheloz për atë që Azerbajxhani ka bërë për Malin e Zi.

Shqipëria ka qenë dhe do të jetë mbështetëse e Azerbajxhanit. Në përgëzojmë përpjekjet tuaja shembullore për paqe dhe bashkëpunim me Armeninë. Ne jemi të dy të bekuar që të kemi një urë të bekuar si Turqia. Ne mund të bëjmë më shumë. Pres me padurim që të dëgjoj dhe të shoh perspektivat se çfarë kanë arritur ekipet tona. Ne kemi disi të drejtën tonë për të qenë xheloz për Malin e Zi sepse ju aty keni bërë një investim. Shpresoj që ju të bëni të njëjtën gjë për ne. Pres të mbani fjalën dhe të vini në Shqipëri tani që covidi është zbutur dhe rruga është hapur. Ndërkohë që prisja të vinit mendova pse mos vija unë tek . Siç thuhet kur mali nuk shkon tek Muhamedi shkon Muhamedi tek mali”, tha Rama.

Nga ana e tij, Presidenti Aliyev vlerësoi bashkëpunimin ne fushën energjetike: “Do të diskutojmë bashkëpunimin për sektorin e energjisë. Prej një viti Azerbajxhani është bërë eksportues i gazit dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme. Përfaqësuesit tuaj kanë marrë pjesë në këshillin konsultativ dhe kanë kontribuar për këtë projekt. Unë mendoj që tashmë kjo është më e dukshme sesa më parë. Ky është një sektor i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial të madh për tu rritur. Përfaqësuesit tanë po zhvillojnë takime për bashkëpunimin tonë në fushën energjetike. Jam i sigurt që ajo që është në proces bisedimesh do të sjellë bisedime të reja. Ka një shans të mirë për të folur për fusha të tjera, në atë të turizmit dhe tu ofrojmë qytetarëve tanë mundësi turistike. Për të dhënë një nxitje turistike”.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.