
08:58 28/05/2023
Në garën e balotazhit janë dy kandidatë, Erdogan kërkon një mandat tjetër 5-vjeçar
Më shumë se 64.1 milionë turq me të drejtë vote po zgjedhin Presidentin e 13 të Republikës. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 me orën lokale dhe mbyllen në orën 17:00.
Qytetarët po ushtrojnë të drejtën e votës në 81 qarqe të vendit, ndërsa po zgjedhin mes dy kandidatëve, të cilët ishin më të votuarit në raundin e parë të zgjedhjeve të 14 Majit.
Presidenti aktual, Rexhep Tayyip Erdogan kërkon një mandat tjetër 5-vjeçar pas 21 viteve në pushtet. Përballë tij është kryetari i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu. Procesi u zgjat në balotazh pasi në 14 Maj asnjë prej kandidatëve nuk mori mbi 50 për qind të votave.
Kjo është hera e parë që zgjedhja e Presidentit në Turqi përcaktohet në një raund balotazhi. Më herët është mbyllur procesi i votimit të emigrantëve. Më shumë se 20 mijë turq me të drejtë vote, të cilët jetojnë jashtë vendit iu drejtuan kutive të votimit ndërsa vullneti i tyre do të lexohet pas numërimit të votave brenda vendit.
Klan News