Tv Klan hyn në Ukrainë

15:58 04/03/2022

Ky është Lviv, qyteti më i madh i Ukrainës perëndimore, është qendra e tij, një prej qyteteve historikë të Ukrainës dhe pasuri e UNESCO-s. Sot Lviv është ndoshta zona më e sigurt e Ukrainës për shkak se ndodhet pak larg nga zona e luftës dhe rreth 80 km nga kufiri me Poloninë.

Është qyteti ku janë përqëndruar ambasadat dhe një pjesë e rëndësishme e institucioneve për arsye sigurie. Jeta në qytet duket e qetë edhe pse mbërritja këtu është shumë e vështirë.

Që prej kufirit polak deri këtu, 80 kilometra bëhen për rreth tre orë për arsye të checkpoint-eve të intensifikuar të policisë dhe forcave speciale ukrainase.

Checkpoint-e jo thjesht për të kontrolluar dokumentet, por të pajisur me mbrojtje antitanke, me pengesa dhe me thasë me rërë për mbrojtjen e qytetit. Janë shumë intensivë, thuajse çdo 1-2 km në afërsi të qytetit dhe 10km jashtë tij.

Ka fortifikime shumë të mëdha që vazhdojnë, pajisje që po dërgohen për të penguar avancimin e tankeve, ndërsa pjesa tjetër e qytetit duket krejtësisht e qetë, pra jeta që ju po shihni këtu.

Nuk ka ndonjë lloj alarmi, sirena, nuk ka asgjë që të të kujtojë luftën, edhe pse lufta është fare pranë qytetit të Lvivit. Sot luftohet në Ukrainë, në Kharkov, në zonën e Odesës, në Mariupol, ndërsa Lvivi është qyteti i madh më i qetë për momentin, edhe pse me tensionin e një vendi që prej ditës së nëntë ndodhet në luftë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.