TVSH nga 20% në 6%, Ervin Salianji u shpjegon qytetarëve në Korçë propozimin e PD: Ja tabela që tregon me sa lekë ulen ushqimet








Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji, mori në Korçë mbështetjen e shumë qytetarëve për nismën e PD për uljen e tvsh nga 20% në 6%.

Qytetarët treguan se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme, duke mirëpritur kërkesën që çon në uljen e çmimeve.

Nga ana e tij, deputeti demokrat u sqaroi qytetarëve sa ulen çmimet e produkteve të shportës nëse qeveria miraton nismen e opozites.

“Ne kemi bërë një propozim që të ulen çmimet e shportës. Të shkojë TVSH-ja 6% dhe këtë do e mbajmë kudo te të gjithë njerëzit. Po nuk u ulën çmimet e shportës nuk ja dalin dot. Propozimi që bëjmë ne duke ulur me 6%: Nëse është sot cmimi i vajit 2300 lekë bëhet rreth 2000 lekë me propozimin tonë. Nëse sheqeri shitet 800 shkon 700, nëse mielli shitet 1400 shkon 1200 dhe kështu me radhë të gjitha çmimet e shportës dhe kështu të jetohet. Ja ku është populli dhe të dalin të flasin tani”, tha Salianji.

cmimet me tvsh

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *