

21:09 12/10/2021
Twitter ka prezantuar një formë të re për të hequr ndjekësit nga llogaritë e përdoruesve, pa qenë nevoja t’i bllokojnë. Tashmë përdoruesit mund të heqin qafe personat e padëshiruar në një mënyrë thuajse të padukshme.
Opsioni “Soft Block” nuk i lejon personat për të cilët është aktivizuar që të shikojnë postimet, por as nuk i lajmëron që janë të bllokuar. Por, ky opsion për momentin mund të aktivizohet vetëm nga versioni “desktop” i platformës dhe jo nga celularët.
Opsioni është testuar që prej muajit Shtator dhe sipas Twitter, secili “do ta ketë më të thjeshtë të kurojë listën e ndjekësve”./tvklan.al
Të ngjashme
“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”