Twitter vë në zbatim një rregull të ri

11:02 02/12/2021

Twitter nuk do t’i lejojë më përdoruesit  të publikojnë foto apo video private të të tjerëve pa miratimin e tyre. Kjo është klauzola e re e kompanisë për të parandaluar abuzimin dhe ngacmimin në platformën e saj.

Shpërndarja e materialeve private si imazhet dhe videot mund të dhunojnë privatësinë e dikujt dhe të shkaktojë lëndim fizik apo emocional. Keqpërdorimi i tyre mund të prekë këdo, por ka një impakt më të madh mbi gratë, aktivistët, disidentët dhe anëtarët e komuniteteve minoritare”, shkroi Twitter në deklaratë.

Twitter do t’i marrë në konsideratë ankesat kur personi që paraqitet në pamjet e publikuara apo një përfaqësues i tyre, njofton kompaninë. Masa e ndërmarrë synon të neutralizojë praktikën e publikimit të informacioneve private të dikujt, si adresa apo kontakti i tyre celular, gjë e cila ndodh me keqdashje.

Politika nuk do të aplikohet për figurat publike përveçse rasteve kur përfshihen imazhe nudo apo qëllimi i medias është të “ngacmojë, frikësojë apo përdorë frikën për t’i heshtur”./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *