Tym e flakë/ Situata e rënduar në ishullin Evias të Greqisë, autoritetet në ‘luftë’ me zjarret për të normalizuar situatën

Prej javësh tashmë, situata e zjarreve në Greqi është agravuar, duke shkaktuar mijëra ha tokë të djegura, shtëpi të shkatërruara dhe të mbjella bujqësore të dëmtuara. Situata alarmante paraqitet në ishullin Evia, ku banorët atje kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të tepërt. Në terren ndodhen qindra forca, zjarrfikës, ushtria, por edhe vullnetarë, kryesisht, banorë të ishullit, që po ndihmojnë në shuarjen e flakëve dhe shpëtimit të pronave të tyre. Por situata është e rënduar, pasi gjatë natës, favorizuar dhe nga erërat, zjarri mori të tjera përmasa. Në një prononcim për mediat, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka kërkuar falje qytetarëve, për këtë situatë të rënduar ku ndodhet vendi.

“Ne mund të kemi bërë atë që ishte e mundur nga ana njerëzore, por në shumë raste nuk ishte e mjaftueshme”, tha kryeministri, cituar nga BBC, duke shtuar se shkatërrimi i Evisë dhe lokaliteteve të tjera në zonë “godet zemrat e të gjithëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *