Tymi ‘pushton’ zonën, vatër e fuqishme zjarri në pikën e grumbullimit te ish-Metalurgjiku. Dyshohet se…

Vatër e fuqishme zjarri në një pikë të grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit. Siç shihet nga pamjet, re të mëdha tymi kanë pushtuar zonën.

Ndërkohë gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se dyshohet që zjarri të ketë ardhur si pasojë e shpërthimit të fishekëve në pikën e grumbullimit të skrapit.

Makinat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ndërkohë, paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz.
Edhe herë të tjera në këtë pike të grumbullimit të skrapit ka pasur shpërthime.

[embedded content]
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts