Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe me situatën politike në një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, kur tha se “tymueset në parlament pritet të shtohen”. Kjo erdhi pasi një nga përfaqësuesit e tregut të agroimputeve i quajti ‘tymuese’ deklaratat e opozitës për oligarkë në Shqipëri.
“Ne s’jemi kulakët dhe oligarkët e këtij vendi po cdo gjë ka një limit. Gjeni mekanizmat që gjërat …ne dhe mund të gabojmë, por nuk është momenti për të ngritur trekëmbësha”, tha biznesmeni.
Ndërkohë Rama iu përgjigj me ironi: “Tymueset e parlamentit pritet të shtohen jo të ulen kështu që mos u merr. Unë nuk di e as nuk e kam gjetur dot as nuk e kam parë ta gjejë njeri si mund të neutralizohen tymueset e parlamentit të Shqipërisë për fat të keq. Unë nuk hyj te ata që mendojnë që mendojnë se në Shqipëri ka oligarkë”.
TYMUESET NE KUVEND
Kujtojme qe opozita hodhi tymuese ne Parlament disa vite me pare kur mazhoranca socialiste zgjodhi kryeprokuroren Arta Marku.
Përfaqësuesi i tregut të agroimputeve: Nëse ka vullnet pozitiv cdo gjë kapërcehet. Ajo që kërkoj unë të koordinohen të gjithë instrumentet ato faktorë që ndikojnë, një tymuese e hedhur në parlament në tregun tonë sjell…
Rama: Po më kërkove këtë s’ta bëj dot
Përfaqësuesi i tregut të agroimputeve: Unë do e kërkoj pastaj ti po e bëre, unë besoj në atë që ke mekanizmat, për të tjerat…
Rama: Tymueset e parlamentit pritet të shtohen jo të ulen kështu që mos u merr.
Përfaqësuesi i tregut të agroimputeve: Atëherë ne na çojnë në prag të dorëzimit, ne s’jemi kulakët dhe oligarkët e këtij vendi po cdo gjë ka një limit. Gjeni mekanizmat që gjërat …ne dhe mund të gabojmë por nuk është momenti për të ngritur trekëmbësha. Shteti i ka gjithë instrumentet që pasi të kapërcejë me sukses këtë të na shkulë pastaj dhëmbë e dhëmballë.
Rama: Unë nuk di e as nuk e kam gjetur dot as nuk e kam parë ta gjejë njeri si mund të neutralizohen tymueset e parlamentit të Shqipërisë për fat të keq. Unë nuk hyj te ata që mendojnë që mendojnë se në Shqipëri ka oligarkë. Në Shqiperi s’ka oligarkë është fjalë e futur si gogol për t’i krijuar mendimin që këtu ka forca të errëta që po i pijnë gjakun e për ta sjellë në kohë hijen e kulakut të dikurshëm po oligarkë në Shqiperi nuk ka. Se fjala oligarke do të thotë njerëz të pasur që marrin vendime politike.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al