U aktivizua 6 ndeshje, mesfushori shqiptar largohet nga Legia e Varshavës

u aktivizua 6 ndeshje mesfushori shqiptar largohet nga legia e varshaves































Shqiptari i Kosovës, Qëndrim Zyba është larguar përfundimisht nga Legia e Varshavës. Zyba ishte huazuar te skuadra polake gjatë muajti shkurt të këtij viti nga kampioni i këtij sezoni, Ballkani.

zyba

Mesfushori 23-vjeçar tani rikthehet te skuadra nga Suhareka ku ka kontratë deri në vitin 2025. Mbetet për t’u parë nëse Zyba do të mbetet pjesë e Ballkanit, apo do të nisë ndonjë aventurë të re Europiane.

Me fanellën e Legias, ai u aktivizua 6 sfida, pa mundur të gjente rrugën e rrjetës.

“Qëndrim, faleminderit që luajtët me klubin tonë. Ju urojmë suksese në fazat e mëtejshme të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts