U akuzua nga Rama/ Reagon Berisha dhe përmend emrat e socialistëve që u punojnë të afërmit në Albcontrol: Akuzat për ‘grusht shteti’ i ka ndaj…



I vënë nën akuzë nga kryeministri Edi Rama se qëndron prapa protestës së kontrollorëve të trafikut ajror pranë Albcontrol, lideri historik i PD-së, Sali Berisha thekson se kreu i qeverisë po denatyrohet çdo ditë e më parë.

sali berisha

Berisha ka përmendur se në kompaninë shtetërore Albcontrol, punojnë të afërm të shumë politikanëve socialistë.

Më lejo t’ja kthej pak siç e meriton sepse ai njeri me atë që nuk thuhet, rri,  e ka në gojë nga mëngjesi në darkë dhe në Parlament kur nuk i mjaftonte i veti merrte dhe të familjes së tij. Është një turp dhe faqe e zezë njeri që i lejon vetes të përdorë fjalët më vulgare dhe banale po degradon dhe denatyrohet gjithnjë e më shumë si njeri.

Akuza reale për “grusht shteti” ai ka ndaj Fatmir Xhafës, Paulin Sterkaj dhe një seri socialistësh të tjerë njerëzit më të afërt të të cilëve janë sistemuar në pozicione kryesore në Albcontrol. Nuk mund të them gjë tjetër, ai i rrjedhur mund të flasë në këtë mënyrë por të themi se nuk është i rrjedhur, është një njeri i cili i kompleksuar nga disfata e tmerrshme që e pret nuk di se çfarë flet”, theksoi Berisha në “OraTv”.

Ai thotë se zgjidhja e kësaj çështje kërkon dialog dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e kanë çuar në falimentim kompaninë.

Qëndrimi im ka qenë i kristaltë, të vendoset dialogu dhe të shqyrtohen kërkesat e tyre. Të nxirren përgjegjësitë për ata që e kanë çuar atë sipërmarrje në falimentim”- nënvizoi ai.

Berisha tha se ministrja Balluku, e cila më herët ka qenë drejtoreshë e Albcontrol, është akuzuar me dhjetëra herë nga punonjësit  e kësaj kompanie për vjedhje dhe abuzime të fondeve.

E vërteta është se nga punonjësit e Albcontrol ajo që unë e quaj ndrikull grykësi Balluku është akuzuar me dhjetëra herë për vjedhje dhe abuzime të tmerrshme të fondeve të asaj ndërmarrje të cilat herë pas here dhe unë i kam bërë publike”, u shpreh Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *