U akuzua për njëanshmëri gjatë konfliktit në Gaza, Instagram ndryshon politikën e postimeve

22:15 31/05/2021

Rrjeti social Instagram ka bërë disa ndryshime pas konfliktit të ndodhur në Gaza dhe akuzave që u ngritën kundër tij për njëanshmëri në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Ky rrjet social është akuzuar se  ka favorizuar përmbajtjen origjinale në seksionin “stories”, por tani do të ketë një trajtim të barabartë dhe për ata që e ri postojnë një foto apo video. Sipas kritikëve algoritmi i Instagram ka pasur një ndikim të madh dhe platforma u vu në qendër të akuzave.

Shumë kritikë këtë e kanë parë dhe si një censurë për të ndaluar përmbajtje të ndryshme. Gjatë konfliktit të fundit në Gaza, platformat e mediave sociale u përdorën shumë për të përhapur mesazhe mbështetje në të dy palët.

Shumë mesazhe pro-palestineze ishin midis atyre që u rishpërndanë gjerësisht, por shumë qytetarë janë shprehur se këto postime nuk kishin marrë vëmendjen e duhur.

Një zëdhënëse e kompanisë tha se logjika për t’i dhënë përparësi postimeve origjinale ishte se shumica e përdoruesve të Instagram ishin më të interesuara për to.

Instagram po ashtu pranoi problemin që shumë postime nuk arrinin të shiheshin nga të gjithë përdoruesit dhe është shprehur se problemi do të zgjidhet në një kohë të shkurtër./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *