U akuzua se përdori dokumente false për të detyruar Princeshën Diana të jepte intervistën ‘bombë’, gazetari i “BBC-së” dorëhiqet pak para…

Gazetari i “BBC-së”, Martin Beshir, i cili zhvilloi një intervistë bombë në vitin 1995 me Princeshën Diana, ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Vendimi i tij vjen pak para se të publikohet një raport hetues nëse ai veproi në mënyrë jo të duhur për të siguruar intervistën e Lady Diana-s, raporton “People”.

Një zëdhënës i “BBC” tha se raporti, i kryer nga ish-gjykatësi Lord Dyson, pritet të publikohet shumë shpejt. Martin Bashir është akuzuar për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara për të bindur Diana-n të flasë në intervistën me të cilën ajo shkaktoi një krizë brenda familjes mbretërore, duke detajuar divorcin e saj me Princin Charles.

Dokumentet e falsifikuara, që pretendohet se ka përdorur Bashir, sugjeronin se stafi i pallatit po punonte kundër Princeshës Diana dhe po paguhej për ta spiunuar atë, sipas raportimeve të spikerit dhe korrespondentit të “CNN”, Max Foster.

Vëllai i Princeshës Diana, Charles Spencer ka pohuar se Bashir e mashtroi atë duke i treguar disa vërtetime bankare të rreme.

Gjatë intervistës së bujshme, Diana i tha Bashirit se ishin tre në martesën e saj me Charles, duke iu referuar Camilla Parker Bowles, me të cilën Charles u martua më vonë. Pallati Buckingham u trondit nga intervista e vitit 1995, sipas Charles Anson, sekretari i shtypit i mbretëreshës në atë kohë.

Bashir nuk ka komentuar publikisht në lidhje me akuzat, ndërsa të premten zyra e shtypit e “BBC” tha:

“Martin Bashir nuk dëshiron të kontaktohet nga media dhe nuk do të bëjë komente publike në këtë kohë“.

Të premten, Jonathan Munro, zëvendës drejtori i “BBC-së” për lajmet, konfirmoi se Bashir do të largohej, pas disa problemeve të vazhdueshme me shëndetin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *