U arrestua me akuzën për përdhunim, gjykata angleze merr vendimin për yllin e Premier Ligës










Futbollisti i Mançester Sitit, Benjamin Mendi është lënë në burg nga Gjykata pas akuzave për abuzim seksual me dhunë kundrejt 3 femrave në një periudhë prej 10 muajsh.

burg

27-vjeçari u arrestua nga policia duke pushtuar portalet e mediat botërore dhe ditën e sotme është marrë vendimi që të qëndrojë në burg. Mendi u ble para 4 vitesh për shumën e 60 milionë eurove nga skuadra e Monakos.

Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur në shtëpinë 5 milionë paundshe të futbollistit në Mançester duke e bërë dhe më të rëndë akuzën. Ditën e sotme, Mendi zbarkoi para gjykatës i shoqëruar nga një eskortë policie, i veshur me një bluze me kapuç blu dhe me syze, ku dukej mjaft i qetë para kamerave.

mendi

Mançester Siti pezulloi ditën e djeshme futbollistin që fiton plot 95 mijë paund në javë me fanellën e ‘’qytetarëve’’ dhe tani ndodhet në burg me disa akuza të rënda.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *