U arrestua me eksploziv, por ishte në kërkim për zhdukjen e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, ‘blindohet’ gjykata e Sarandës, jepet sot masa për Albi Mecinin

Nën masa të rrepta sigurie është sjellë para pak minutash nga Fieri në Gjykatën e Sarandës, Albi Mecini. Mecini do të njihet me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungese ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Mecini është shoqëruar nga një furgon i Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve ndërsa në mbështetje për ruajtjen e perimetrit të sigurisë janë forcat e FNSH të pajisura me antiplumb. Seanca kryesohet nga Gjyqtari Alban Vecani, ndërsa Prokurore është Esmeranda Basho.

Mecini u arrestua pak ditë më parë me 2 çanta me 21 kg eksploziv, ndërsa për këtë vepër ndaj tij u caktua masa ‘arrest me burg’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts