U arrestua në Itali, lideri separatist i Katalonjës: Jam mësuar të përndiqem nga Spanja, do të vijoj betejën

Udhëheqësi separatist katalan Carles Puigdemont u zotua të shtunën se do ta “vazhdojë betejën” pas lirimit nga burgu në ishullin italian të Sardenjës. Zoti Puigdemont u arrestua nga autoritetet italiane të enjten, por u lirua një ditë më pas në pritje të një seance ekstradimi më 4 tetor. Udhëheqësi katalan kishte shkuar në Sardenjë për të marrë pjesë në një ngjarje kulturore katalane në Alghero, kryeqyteti i Sardenjës.

Katër vite pas largimit nga Spanja, ish-presidenti katalan Carles Puigdemont u ndalua nga policia italiane në ishullin e Sardenjës, për shkak të një referendumi për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja. Ai u lirua në pritje të një seance lidhur me ekstradimin e tij në Spanjë.

“Jam mësuar të përndiqem nga Spanja, por fundi është gjithmonë i njëjtë: jam i lirë dhe do të vazhdoj betejën”, tha zoti Puigdemont ndërsa u prit me brohorima dhe thirrje nga të pranishmit në aktivitetin kulturor katalanas në Sardenjë.

Sardenja ka rrënjë të forta kulturore katalane si dhe në lëvizjen e saj për pavarësi. Rreth 20% e banorëve të kryeqytetit Alghero të Sardenjës flasin një dialekt që rrjedh nga gjuha katalane dhe njihet si nga qeveria qendrore italiane ashtu edhe nga qeveria e Sardenjës.

Zoti Puigdemont dhe një numër kolegësh të tij separatistë u vendosën në Belgjikë në tetor të vitit 2017, nga frika e arrestimit pas mbajtjes së një referendumi për pavarësinë e Katalonjës, për të cilin gjykatat dhe qeveria spanjolle thanë se ishte i paligjshëm.

Megjithëse zoti Puigdemont ka një vend në Parlamentin Evropian, legjislatura i ka hequr atij imunitetin parlamentar.

Zoti Puigdemont ishte i ftuar të merrte pjesë në një ngjarje kulturore katalane dhe një takim me simpatizantët që kërkojnë pavarësinë e Sardenjës. Gjyqtari që autorizoi lirimin e tij vendosi që zoti Puigdemont ishte i lirë të udhëtonte pa kufizime.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *