U arrestua nga policia, flet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini: Ky pushtet është kundër UÇK-së, dhunohen ata që e mbrojnë

u arrestua nga policia flet bashkeshorti i ish ministres besa shahini ky pushtet eshte kunder uck se dhunohen ata qe e mbrojne
u arrestua nga policia flet bashkeshorti i ish ministres besa shahini ky pushtet eshte kunder uck se dhunohen ata qe e mbrojne

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj ka bërë një reagim pas arrestimit pasi ai dhe partia e tij po zhvillonin një aktivitet në prani të objektit ku mbante konferencë Ekaterina Trendafilova, kryetare e Gjykatës Speciale.

Molliqaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka vlerësuar se mbrojtja e UÇK’së është detyrë e kohës, derisa ka shtuar se ata që nuk e mbrojnë, marrin pozicion kundër Ushtrisë Çlirimtare.

“Kur nuk e mbron UÇK-në, tashmë je rreshtuar. Ke marrë pozicion, kundër UÇK-së. Prandaj i arreston ata që e mbrojnë. Prandaj i mbron, i ngritë lartë, e u jep pozita atyre që e luftojnë”, ka shkruar ai.

Në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, dukej Molliqaj i gjakosur në kokë dhe i shtrirë teksa polici i ka vendosur gjurin në fyt.

POSTIMI I MOLLIQAJT

MBROJTJA E UÇK-SË ËSHTË DETYRË E KOHËS

Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës. Është mbrojtje e shtetit të Kosovës. Sepse nuk qëndron dot, e fortë dhe e sigurt, një ndërtesë që ia gërryejnë themelin.

Kur nuk e mbron UÇK-në, tashmë je rreshtuar. Ke marrë pozicion, kundër UÇK-së. Prandaj i arreston ata që e mbrojnë. Prandaj i mbron, i ngritë lartë, e u jep pozita atyre që e luftojnë.

Ndërkaq dhuna ndaj nesh, nuk është thjeshtë dhunë ndaj nesh. Është dhunë e mosdurimit të pushtetit sa herë që i shpaloset pozicioni i tij i gabuar.

Po ky pushtet, me këtë mënyrë të të menduarit, u ka dhënë zemër fraksioneve brenda policisë që janë kundër UÇK-së. U ka dhënë zemër të sillen dhunshëm ndaj kujtdo që është kundër qeverisë. Prandaj dhuna e shfrenuar.

Sot mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës. Është detyrë e secilit. Është detyrë që do të kryhet, pavarësisht çfarë dhune nxjerrë pushteti përballë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts