
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar dje me urdhër të SPAK, teksa bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka përfunduar në poranga.
Por sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro është gjobitur nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook duke shpërndarë sloganeve politike të Partisë Socialiste.
Dy zyrtaret akuzohen për korrupsion dhe ryshfet, teksa mësohet se kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e së premtes.
Sipas informacioneve jo zyrtare nga prokuroria, dy të arrestuarat dyshohet se kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al