U arrestua pas konfliktit me një polic, lirohet ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Faik Fazliu

Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është liruar, pas arrestimit të tij të mbrëmshëm në një lokal në Prizren.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.

“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, shkruan Klinaku.

Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40. Ai u prangos për kanosje ndaj personit zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *