
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka shpërndarë në një postim në Twitter, foton e një gazetari i cili qëndron në mes të një fushe me grurë e cila digjet.
Kjo foto është bërë tashmë virale në rrjet dhe simbolizon punën e vështirë që u duhet të bëjnë reporterëve të luftës, në mënyrë që të njoftojnë botën me gjithçka që ndodh në Ukrainë.
“Këto foto janë kujtime jo vetëm të të korrave të djegura që supozohej të ushqenin botën, por edhe të rrethanave çnjerëzore, në të cilat gazetarët dhe fotografët po punojnë për t’i treguar botës të vërtetën për mizoritë e Rusisë”, shkroi ministria në Twitter.
? These photos are reminders of not only burnt harvest that was supposed to feed the world, but also of the inhuman circumstances, in which journalists and photographers are working to tell the world truth about #Russia’s atrocities.
? mstyslav.chernov evgenymaloletka pic.twitter.com/Q9SHt1byOv
— MFA of Ukraine ?? (@MFA_Ukraine) July 30, 2022
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al