U bë virale për këngën në bunker, 7-vjeçarja ukrainase shpëton dhe këndon në koncert

13:54 21/03/2022

Një vajzë 7-vjeçare e cila është regjistruar teksa këndonte këngën Frozen në një bunker në Ukrainë ka performuar live në një skenë koncerti në Poloni.

Amelia Anisovych kaloi 6 ditë në një strehë ndaj bombave në Kiev, para se të arratisej me familjen e saj gjatë këtij muaji.

Të dielën në mbrëmje ajo këndoi himnin e Ukrainës. Koncerti, i titulluar “Së bashku me Ukrainën”, kishte disa nga emrat më të njohur të muzikës në Ukrainë dhe Poloni.

Videoja e Amelias u bë virale në rrjetet sociale. Madje ajo u shpërnda edhe nga Idina Menzel, e cila luan rolin e Elsës në film./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.