“U bënë të tre bashkë, morën çerekun e audiencës së foltores”- Berisha tregon çfarë do të ndodhë në selinë e PD një ditë pas mbajtjes së Kuvendit








Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi edhe njëherë sot për një debat televiziv kryeministrin Edi Rama, ndërsa u shpreh që ndonëse ky i fundit u bë bashkë me Bashën dhe ambasadoren Yuri Kim, nuk e morën audiencën e foltores së tij të parë në Tiranë.

Ber

Kam deklaruar se edhe kryeministri do votohet me primare dhe jo detyrimisht do jetë kryetari i partisë, dhe të jeni të sigurt që unë do pranoj çdo lloj verdikti që do japin demokratët me votën e tyre, por në këtë lëvizje është e qartë si drita e diellit që ka një kërkesë masive për rikthimin e Sali Berishës, gjë të cilës nuk i rezistoj, e pranoj si një detyrim. Ju e shihni kudo. Le të dalë Edi Rama në një debat TV me Sali Berishës. Ju e keni të qartë kur u bënë të tre bashkë morën çerekun e audiencës së foltores. Janë mërzitur njerëzit, duan debatin e lirë. Foltorja ofron fjalën e lirë të njerëzve të lirë. Pse është bërë kaq atraktive, kaq entuziazmuese, pikërisht fjala e lirë nga njerëzit e lirë”, tha Berisha.

I pyetur se cili do të jetë fati i kreut aktual të PD-së nëse Sali Berisha merr drejtimin e partisë, ish-kryeministri tha se do të jetë vetë Basha që do të përcaktojë vendin e tij dhe demokratët do të flasin me votë.

PD për defincion nuk përjashton. Lulzim Basha, me gjithë dëmin e tmerrshëm që i ka bërë PD-së, megjithë është peng për fat të vetin dhe asnjë demokrati, përsëri unë mendoj se do jetë vetë ai që do përcaktojë vendin e tij. Demokratët do flasin me votë”, tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të ndodhë në selinë e PD më 12 dhjetor, një ditë pasi Berisha të ketë mbajtur Kuvendin, ish-kryeministri u shpreh: “PD në 12 dhjetor gdhin e rithemeluar. Do vazhdojë të gjithë projektin e saj, nuk përfundon më 11 dhjetor, ka faza të tjera, etapa të tjera. Kryetari pa parti duhet të votohet nga anëtarësia, ndonëse Kuvendi ka pushtet absolut për shkarkimin e tij, por këto janë çështje që do zgjidhen gjatë rrugës”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *