U caktua në vend jo të sigurte në listën e PS, reagon për herë të parë Mimi Kodheli: Pas 2 dekadash në politike…

mimi_kodheliIsh-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë publikisht pasi i vendos në një vend jo fitues në garën e qarkut të Tiranës më 25 prillit.

Mimi Kodheli një ditë më parë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS, ka shprehur pakënaqësi për këtë pozicion në të cilin është vendosur në qarkun e Tiranës.

Ditën e sotme ajo ka theksuar se pas 2 dekadash në politike ka pranuar sfidën për të garuar në Tiranë në pozicionin në të cilin e ka caktuar kryetari i PS.

“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës.

Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë!”, shkruan Kodheli.

Një ditë më parë gjatë debatit të zhvilluar në mbledhjen e kryesisë së PS, Mimi Kodheli ka theksuar se ajo edhe po të garonte në vendin kush e kishin vendosur, ajo nuk e fitonte dot mandatin.
Gazetari i Panorama.al, Aristir Lumezi ka zbardhur pretendimet e Mimi Kodhelit e cila mesohet se ka thënë se: “Unë kam vetëm një problem, jam dakord me vendin 21, por mua më keni lënë vetëm 9 kuti, qendra votimi, për të cilat po punoj dhe është e pamundur që në këto 9 qendra votimi të mbledh vota që duhen për t’u bërë deputet.

Vërtet më keni sjellë në qarkun e Tiranës, por nuk mund të jem pas një personi të ardhur nga LSI-ja, të cilit i keni dhënë një njësi administrative. (largohet nga “Zoom”)”!

Kodheli-mimi

Qarku i Tiranës

1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilda Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belinda Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Muharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *