
Të paktën tre persona janë dërguar në spital, pas shpërthimit të një shtëpie në Skoci.
Sipas mediave të huaja, ambulance dhe zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin Crosshouse në periferi të Kilmarnock.
Sipas raportimeve, shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa që edhe njerëzit që kishin disa kilometra larg dëgjuan shpërthimin, ndërkohë që fqinjët janë evakuuar.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al