“U dëgjua një shpërthim i madh”/ Përfshihet nga flakët një depo në Stamboll, banorët të alarmuar për banesat e tyre (VIDEO)

Një depo e madhe në Stamboll është përfshirë totalisht nga flakët. Ky fakt ka tronditur jo pak banorët, të cilët janë frikësuar se mos zjarri i kaplon pronat e tyre.

Mediat lokale raportojnë se para zjarrit kishte ndodhur një shpërthim, por për fat të mirë, askush nuk ka mbetur i lënduar.

Aktualisht në zonë ndodhet një numër i madh zjarrfikësish, që po mundohen të neutralizojnë flakët. Sipas raportimeve nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa autoritetet janë duke punuar edhe në këtë drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *