U dhanë ushtareve femra taka të larta, qeveria tërhiqet pas vendimit

18:56 09/07/2021

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës ka thënë se ushtareve femra do t’u jepen taka më shumë të rehatshme se ato që përdorin aktualisht. Kjo lëvizje vjen pas vendimit që e njëjta ministri kishte marrë më parë që femrat të marshonin me takë të lartë dhe që për njerëzit është konsideruar vendim seksist. Ministria kishte kërkuar nga ushtaret që të marshojnë me takë të lartë në një paradë për 30-vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik.

Por kjo u kritikua shumë pasi sipas ekspertëve është e dëmshme për shëndetin e ushtareve. Por në një vendim tjetër që ka marrë të enjten ministri Andriy Taran tha se takat nuk do të hiqen për fare, por do të përdoret një model tjetër i këpucëve. Këpucët më të reja do të kenë “lidhëse që do të mbajnë më mirë këpucët gjatë ecjes” dhe taka “më të ulëta dhe më të rehatshme”, thuhej në një deklaratë nga ministria.

Më tej shtohej se ushtaret kanë pasur eksperiencë pozitive me këtë model. Vendimin e Taran e kanë kundërshtuar shumë njerëz. “Ide idiote dhe e dëmshme”, tha Inna Sovsun një ish-ministre, e cila shtoi se seksualizon ushtaret femra që marrin pjesë në paradë. Ministri ukrainas ka deklaruar se forcat kundërshtare politike e kanë fryrë çështjen më shumë se ç’duhet. Në Ukrainë ka 57 mijë gra që shërbejnë në ushtri./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *