U dhunua barbarisht dhe humbi jetën pasi e zhytën në ujë të ftohtë si dënim, nëna dhe partneri i saj shpallen fajtor për vrasjen e 9-vjeçarit në Britani

Carla Scott 35-vjeç dhe partneri i saj, Dirk Howell 41-vjeç janë shpallur fajtor për vrasjen e djalit të saj.

Ngjarja e rëndë u raportua në vitin 2021. Sipas hetuesve, 9-vjeçari ishte dhunuar barbarisht dhe se trupi i tij në atë kohë u gjet në një tualet. Sipas hetimeve fëmija kishte pësuar 50 lëndime në trup dhe se dyshimet kryesore ishin që kishte vdekur pasi e kishin zhytur në ujë të ftohtë, si  një masë kjo për ta ndëshkuar.

Pas një gjyqi të gjatë, Scott , nëna e djalit tregoi se 9-vjeçari Alfie ishte sulmuar, rrahur në mënyrë të përsëritur, me rrip, po ashtu duke e lënë natën jashtë si dënim.

Këto dëshmi tronditën juristët e çështjen, po ashtu gjatë seancës u shfaqën edhe pamje të rënda, që tregonin se si 9-vjeçari, thërriste për ndihme pasi ishte lënë jashtë banesës si dënim.

Ishte një telefonatë e një fqinje ajo që hodhi dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Fqinja Gemma Allcott, raportoi: “Fqinjët e mi po i bëjnë diçka të keqe fëmijës së tyre. Po e lëndojnë.”

Kur policia mbërriti në pronë gjashtë minuta më vonë, Alfie nuk merrte frymë dhe ishte i ftohtë, më pas u shpall i vdekur në Spitalin Mbretëror të worcestershire.

Ndërkohë disa pamje treguan se nëna e 9-vjeçarit kishte gënjyer policinë dhe se kishte krijuar një histori duke thënë se partneri (i dashuri) i saj ishte larguar prej dy vitesh dhe pretendoi se djalin e kishte zënë gjumi në tualet dhe se atje kishte përplasur kokën.

Scott më vonë ndryshoi historinë e saj dhe pranoi se Howell kishte qenë në shtëpi në kohën e vdekjes së fëmijës.

Nga ana tjetër mësuesit kishin vënë re gjithashtu se nxënësi i shkollës ishte “vazhdimisht i uritur” në muajt para vdekjes së tij.

Pas vendimit, kryeinspektori i detektivit Leighton Harding, i policisë së West Mercia, tha: “Scott dhe Howell nuk bënë asgjë për të mbrojtur Alfie shkaktuan abuzimin fizik dhe emocional herë pas here.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts