U dhunuan për vdekje, çiftit të moshuarve i jepet lamtumira e fundit, në ceremoninë mortore edhe vajza e birësuar! Misteri i ngjarjes m*kabër, krim në familje apo…

u dhunuan per vdekje ciftit te moshuarve i jepet lamtumira e fundit ne ceremonine mortore edhe vajza e biresuar misteri i ngjarjes mkaber krim ne familje apo































Iu është dhënë lamtumira e fundit çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia që u dhunuan për vdekhe në shtëpinë e tyre në Dropull.

gjirkaster-i-jepet-lamumira-pleqve-770x442

Kosta dhe Kleoniqi Ilia u përcjellën për në banesën e fundit nga të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit, ndërsa në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe vajza e tyre e birësuar që jetonte në Athinë.

Burrë e grua, përkatësisht 84 dhe 86-vjeç, të cilët jetonin vetëm u gjetën pa jetë në banesë mëngjesin e së enjtes (2 prill) dhe janë varrosur së bashku në një varr te vetëm.

Rrethanat e vdekjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia janë ende të paqarta, ku fillimisht u dyshua për dhunë në familje, pasi banesa nuk ishte e thyer. Ndërsa disa orë pas krimit, policia u orientua drejt pistës së vrasjes. Alarmi është dhënë mbrëmjen e 1 majit nga motra e viktimës, Kloeniqi Ilia. Pasi s’ka mundur të lidhet me motrën në telefon ajo ka njoftuar fqinjën.

Mëngjesin e 2 majit fqinja ka gjetur të pajetë çiftin. Kloeniqi Ilia në dhomën e gjumit me shenja dhune në trup, ndërsa Kosta Ilia me plagë në kokë në oborrin e shtëpisë. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, duke parë se nuk ka pasur hyrje me dhunë në banesë, policia ka pretenduar se mund të ketë ndodhur një sherr mes tyre, edhe pse të dy ishin të moshuar, përkatësisht Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi, 88 vjeçe.

Po ashtu, nga kontrolli që ka kryer policia ka parë që Kosta kishte një shumë parash në xhep, meqenëse merrte pension në shtetin grek. Por pas hetimeve intensive dhe pas kryerjes se autopsisë nga mjeket ligjore, policia ka ndryshuar pistën dhe ka kryer shoqërimet e para.

Burimet thanë se mjekët ligjorë të mbërritur nga Tirana kanë provuar se plagët në trupat e dy të moshuarve janë shkaktuar nga sende te forta dhe mjete prerëse. Janë 12 banorë të zonës të shoqëruar në komisariat, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin brutal. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këta persona, ndërsa bëhet me dije se hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit si dhe gjetjen e armës së ftohtë të përdorur në krim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts