U diagnostifikua me pneumoni, presidenti i Parlamentit Evropian lë spitalin: Ndihem më mirë, jam kthyer në Itali

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka lënë spitalin ditën e sotme ku u trajtua për pneumoni që nga 15 shtatori . ”

Ndihem më mirë dhe dje mjekët më lejuan të kthehem në Itali për të vazhduar trajtimin,” njoftoi ai përmes Tëitter, duke shprehur falënderimet e tij për ekipin mjekësor.

Politikani 65-vjeçar i grupit Socialist dhe Demokrat nuk drejtoi seancën plenare të Parlamentit Evropian më 15 shtator dhe nuk mund të merrte pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen mbi gjendjen e BE.

Sassoli, një ish gazetar dhe spiker lajmesh, u zgjodh eurodeputet në 2009 me qendrën e majtë. Në vitin 2019, një italian tjetër, Antonio Tagiani, nga Partia Popullore Evropiane, e pasoi atë si President i Parlamentit Evropian.

Sassoli

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *