U ekzekutua me armë zjarri në Fier, publikohet fotoja e viktimës, Elton Javori

u ekzekutua me arme zjarri ne fier publikohet fotoja e viktimes elton javori

BalkanWeb ka arritur të sigurojë foton e 41-vjeçarit që u vra sot në Fier. Elton Javori u qëllua për vdekje me armë nga  Agim Gashi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pista kryesore ku po heton policia është sherri i ndodhur disa ditë me parë mes viktimës Elton Javori, dhe autorit të dyshuar Agim Gashi, për motive ende të paqarta, konflikt gjatë të cilit ka pasur ofendime midis palëve.

Autori i dyshuar, Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel. Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjeçari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts