Arian Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë në një lokal pranë shkollës “24 Maji” në Kavajë.
Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se në momentin e vrasjes, Gosa ka qenë bashkë me babanë e tij në një lokal duke konsumuar kafe, kur një person është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur.
Më pas autori është larguar në këmbë. Në foton e siguruar nga “BalkanWeb” shihet edhe babai i Arian Gosës.
Hakmarrja është pista kryesore ku po heton policia. Viktima, Arian Gosa është vëllai i Edmond (Armand) Gosës i cili pas një sherri banal me Altin Rexhën e goditi me thikë, ku i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Për pasojë edhe Edmond Gosa dhe Altin Rexha nuk i mbijetuan plagëve të marra dhe për pasojë humbën jetën. Ngjarje kjo e ndodhur më 29 mars të këtij viti.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al