U ekzekutua në sytë e motrës, zbardhen mesazhet e shqiptarit ku paralajmëronte vrasjen e vet nga shokët e klanit. Në mes një blogere e famshme malazeze

u ekzekutua ne syte e motres zbardhen mesazhet e shqiptarit ku paralajmeronte vrasjen e vet nga shoket e klanit ne mes nje blogere e famshme malazeze

Një ditë pas ekzekutimit në qendër të Tivarit të shqiptarit, Edmond Mustafa, mediat vendase japin detaje të tjera, duke theksuar se ai konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar.

Pak orë pas ngjarjes, policia ndaloi Dino Ibrahimoviçin (28-vjeç), i cili konsiderohet të jetë pjesëtar i të njëjtit grup kriminal! Vrasësi i maskuar, siç raportojnë mediat malazeze, i është afruar Mustafit nga mbrapa, derisa ai po i afrohej veturës në shoqërinë e motrës së tij dhe ka qëlluar me dhjetëra të shtëna. Më pas është larguar me vrap. Sipas tyre, infermierja bërtiste dhe thërriste për ndihmë, por mjekët mund të deklaronin vetëm vdekjen.

3824885 Whatsapp Image 20240227 At 09.49.31 C50023dd Ff
3824885 Whatsapp Image 20240227 At 09.49.31 C50023dd Ff

Iku me një skuter

Policia malazeze konfirmoi dje se edhe i vrari edhe vrasësi i përkisnin të njëjtit klan dhe se Ibrahimoviç tentoi të arratisej me skuter, por u arrestua shpejt. “Për një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohore dhe në bazë të përshkrimit të kryerësit të veprës, i dyshuari është penguar të arratiset”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë duke vozitur një skuter elektrik dhe ka pasur kaskë. “Policia gjeti një çantë udhëtimi të zezë me një pushkë automatike.

Dyshohet se D.I, duke përdorur një pushkë automatike që u gjet në afërsi të vendndodhjes së tij, i ka marrë jetën EM duke gjuajtur disa predha nga arma”, thuhet në njoftim. Sipas informacioneve jozyrtare, si Mustafa i vrarë, ashtu edhe i arrestuari Ibrahimoviç janë të afërt me klanin Škaljar. I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë. Spekulohet se pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz në vitin 2020, Mustafa filloi të publikonte pretendime në rrjetin social Tiktok se pas likuidimit qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar” .

Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it, po ashtu është thënë se ka “fluturuar” dhe është ofruar në polici si dëshmitar-bashkëpunëtor, tregon burimi i Kurir-it dhe shton se Mustafa dyshohet se ka folur në Mal të Zi se “do të vërtetojë të vërtetën, se nuk kanë qenë vetëm ‘Kavçanët’ që kanë bërë krime”.

Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se, pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.

Në korrespondencë përmes Sky, siç raportojnë mediat malazeze, janë shkëmbyer mesazhe mes kreut të klanit Kavaç, Radoje Zvicer dhe policëve që dyshohet se kanë punuar për të gjatë vitit 2020. Në mesazhe dyshohet se komentojnë se Mustafa është në rrezik nga “të tijtë” për shkak të blogeres malazeze. Në atë komunikim u zbulua gjithashtu se “Kavçani” kishte planifikuar rrëmbimin e Mustafës, duke thënë se do të pranonte të ishte “dëshmitar/bashkëpunëtor dhe se do të zbulonte autorët për të paktën 20 vrasje”.

“Doni të më vrisni mua, duan ‘Kavçanët’, njerëzit e mi duan të më vrasin tani që jam në lidhje me gruan e Zijadit”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Mustafa përmes Sky drejt një polici të arrestuar. Zijad Nurkoviq, ishte kumbari i Alan Kozharit, me të cilin Mustafa ishte edhe i afërt. Ai u likuidua përballë Vasilisë, e cila në atë kohë ishte shtatzënë.

I vranë edhe burrin

Vasilisa Nurkoviç rregullisht reklamonte në Instagram për bashkëshortin e saj të vrarë Zijadin, ndërsa së fundmi shpesh publikonte foto me të dashurin e ri, të cilit ia fshihte gjithmonë fytyrën. Së fundmi ajo u mburr para ndjekësve me tatuazhin e saj me numrin shtatë, të cilin e prezantoi si simbol të dashurisë së saj të re. Gjithashtu, influencuesja publikonte shpesh foto të dhuratave të shtrenjta që merrte, si dhe shfaqte edhe një unazë.

3434044 Vasilisa Nurkovic 2 Foto Drustvene Mreze Ff
3434044 Vasilisa Nurkovic 2 Foto Drustvene Mreze Ff
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts