U ekzekutua për hakmarrje në Pisa, ‘Kanuni’ vë në pranga vrasësit e Elson Kalaverit

Arrestohen vrasësit e Elson Kolaverit.

Bëhet fjalë për 5 persona, mes tyre dy shqiptare. Operacioni i sotëm i quajtur “ Kanuni”, është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar që prej gushtit 2022 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Pizës dhe koordinuar nga Prokuroria Publike e Pizës, e cila bëri të mundur zbardhjen e vrasjes mizore të shqiptarit.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ka zbuluar emrin e një prej shqiptarëve të arrestuar është Shkëlzen Keqi. Ky i fundit Keqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane. Mësohet se Keqi u arrestua teksa udhëtonte nga Thumana në drejtim të Tiranës.

Kalaveri u vra një vit më parë në fshatin Castelnuovo Val di Cecina në Pisa të Italisë. 36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga tre persona të maskuar, që u larguan me një mjet me targa gjermane nga skena e krimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts