U eliminuan nga Champions-i/ Zbulohen kundërshtarët e Teutës, Shkëndijës dhe Prishtinës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës








3 skuadra shqiptare Teuta, Prishtina dhe Shkëndija u eliminuan nga Championsi teksa do të vazhdojnë aventurën e tyre në Ligën e Konferencës.

liga

Si pjesëmarrëse në Champions, 3 skuadrat shqiptare do të kualifikohen direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës teksa Teuta dhe Shkëndija kanë mësuar tani më dhe kundërshtarët. Teuta do të përballet me kampionen e Andorrës, Inter Club D’Escalandes, skuadër që u mposht nga Prishtina në ‘’Elbasan Arena’’ dy javë më pare në sfidën e vlefshme për raundin paraeliminator të Champions-it.

Shkëndija e Tetovës do të përballet me kampionen e Letonisë, Rigën ndërsa Prishtina do ta mësojë ditën e nesërme kundërshtaren e saj ku do të jetë një ndërmjet uellsianëve të Konah Nomads ose kampionët e Armenisë, Alashkerti. Sfidat do të zhvillohen në datat 22 korrik dhe 29 korrik.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *