
John Sullivan, një i emëruar në 2019 nga Trump është larguar nga Rusia pasi mbaroi mandatin e tij si ambasador i SHBA-së.
“Ambasadori i SHBA në Federatën Ruse John J. Sullivan ka përfunduar mandatin e tij si i dërguar i SHBA dhe u largua nga Moska sot,” tha ambasada e SHBA.
Më në njoftim shkruhet se Sullivan, kishte shërbyer në këtë post për gati tre vjet.
“Largimi i ambasadorit Sullivan është i planifikuar dhe pjesë e një rotacioni normal diplomatik. Ai ka shërbyer një mandat të plotë si ambasador i SHBA në Rusi, duke menaxhuar një nga marrëdhëniet dypalëshe më kritike në botë në kohë të paprecedentë,” është shprehur një tjetër zyrtar amerikan.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al