U fotografuan në lokal bastesh, pezullohen katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Katër policë të Kosovës, me detyrë në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, janë pezulluar nga puna. Policët e pezulluar me vendim të drejtorit të policisë, dyshohen për keqpërdorimi të detyrës zyrtare.

Suspendimi i zyrtarëve policorë, sipas Policisë së Kosovës, vije si rezultat i pamjeve të publikuara në disa portale dhe rrjetet sociale, të cilat tregojnë pamjet se si zyrtarë policorë në uniformë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kalojnë kohën në një lokal/sport-klub.

Veç suspendimit të përkohshëm, stacioni policor Mitrovicë Veri, ka iniciuar procedurën për hetim të shkeljeve të supozuara ndërsa “procedurat tjera të hetimeve të brendshme disiplinore do të udhëhiqen nga hetuesit policorë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale”.

“Vetdisiplina dhe disiplina organizative, janë elementet bazë mbi të cilën ndërtohen vlerat e Policisë së Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit, prandaj veprimet e tilla, shkeljet e tilla disiplinore nuk do të tolerohen dhe si të tilla do të jenë të ndëshkueshme”, thuhet në një njoftim për media të Policisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *