U fut në liqen për t’u larë dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 81-vjeçari

u fut ne liqen per tu lare dhe pesoi arrest kardiak humb jeten 81 vjecari



































Një i moshuar në Kukës ka ndërruar jetë, teksa ka qenë duke u larë në liqen në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”.

ambulanca-1-780x405-1-500x260

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen, ndërsa dyshohet se 81-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak/ Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është  bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts