U gëlltit nga balena teksa po notonte në oqean, amerikani rrëfen momentet e tmerrit: Ndjeva dhimbje të madhe, ishte errësirë, para syve m’u shfaqën…

Një burrë në SHBA, i cili ishte duke notuar në një nga plazhet e vendit, ka treguar të gjithë momentet e tmerrshme kur u sulmua nga një balenë.

Michael Packard thotë se teksa zhytej, papritur përfundoi për rreth 30 40 sekonda në gojën e gjitarit detar.

“Isha duke notuar sot. U hodha nga anija dhe nisa të hetoj. Krejt papritur, ndjeva një goditje të madhe, gjithçka u errësua. Ndjeja që po lëvizja, dhe isha, o Zot, thashë mos jam sulmuar nga një peshkaqen. Më pas kuptova se nuk kishte dhëmbë dhe se ndjeja një dhimbje të madhe. Më pas e kuptova, thashë me vete ‘ndodhem në gojën e një balene’. Isha në gojën e një balene që po përpiqej të më gëlltiste.

Në atë moment mendova, kaq ishte, kjo ishte jeta ime, do të vdes.

M’u shfaqën para syve si imazh gruaja, fëmijët e mi dhe me të vërtet, nuk doja të largohesha, kisha vërtetë frikë. Fatmirësisht ato momente mbaruan shpejt falë dhe ndërhyrjes së miqve. Jam me fat dhe ndihem si i tillë pasi jam ende gjallë”, u shpreh Packard.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *