U gjet e pajetë në autostradë e copëtuar nga makinat, pikë kthese në hetimet për vdekjen e 34-vjeçares! Nuk u vetëvra, por e hodhi bashkëshorti nga mbikalimi

u gjet e pajete ne autostrade e copetuar nga makinat pike kthese ne hetimet per vdekjen e 34 vjecares nuk u vetevra por e hodhi bashkeshorti nga mbikalimi

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë pak ditë më parë ku Giada Zanola u gjet e copëtuar nga automjetet që kalonin në autostradën A4 në Vigonza (Padova).

Giada Zanola

Trupi i saj i pajetë u gjet në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (29 Maj) dhe fillimisht u dyshua se kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga mbikalimi në një lartësi prej 50 metrash. Por ngjarja ka marrë kthesë pasi është zbuluar se autor i vrasjes së 34-vjeçares është bashkëshorti i saj, Andrea Favaro.

39 vjeçari u arrestua për vrasje me dashje. Giada dhe Andrea kishin planifikuar të martoheshin, por viktima kishte anuluar gjithçka.

Vëllai i viktimës, Daniel Zanola, i cili jeton në Brescia, thotë se nuk kishte asnjë dyshim për situatën e vështirë të motrës së tij dhe shpjegoi: “Disa debate, si në të gjitha çiftet, por Giada nuk na kishte thënë kurrë se kishte qenë i dhunshëm apo se situata ishte. Edhe me ne, Andrea ishte gjithmonë i qetë dhe i sjellshëm.”

Pas hetimeve, Prokuroria dhe hetuesit kanë zbuluan detaje që tregonin se kishim të bënim me vrashe dhe pas marrjes në pyetje të 39-vjeçarit, u dërgua në burg.

Giada dhe Andrea duhej të martoheshin në shtator, por më pas, ajo anuloi gjithçka.

“E kishte anuluar dasmën sepse nuk i pëlqente më”, tha një mik i Andreas për Rai1. “Andrea ishte shumë xheloz dhe posesiv. Giada ishte një vajzë gazmore, që donte të jetonte. 34-vjeçarja ishte shumë e lidhur me fëmijën e saj, një nënë e vërtetë. Ajo i kishte thënë tashmë partnerit se donte t’i jepte fund lidhjes”. 

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts