U gjet i pajetë i hedhur në lumë. Nëna, njerku dhe një 14-vjeçar shpallen fajtorë për vdekjen e 5-vjeçarit

20:01 21/04/2022

5-vjeçari Logan, i cili u gjet i hedhur në lumë në Uellsin e Jugut, thuhet se kishte lëndime të ngjashme me viktimat e aksidenteve si pasojë e shpejtësisë së lartë ose me një person që kishte rënë nga një lartësi.

Për këtë ngjarje është dënuar nëna e 5-vjeçarit, Angharad Williamson, partneri i saj, John Cole dhe një 14-vjeçar.

Në foto: Angharad Williamson, e cila është shpallur fajtore për vrasjen e djalit të saj

Djali i vogël kishte 56 lëndime në trup kur u gjet në një lumë të Uellsit të Jugut Korrikun e vitit të kaluar.

Javë para se të vdiste, ai pësoi një thyerje të klavikulës, por nuk u dërgua për trajtim.

Të tre të pandehurit u akuzuan gjithashtu për shtrembërim të rrjedhës së drejtësisë.

Njerku i tij, Cole, i cili u kap nga kamerat duke transportuar trupin e Logan në lumin Ogmore ndërsa ndiqej nga 14-vjeçari, e pranoi akuzën.

14-vjeçari i cili nuk dha dëshmi, ishte dëgjuar më herët duke kënduar:

“I dua fëmijët, i dua fëmijët, më pëlqen t’u godas fëmijëve me grusht në kokë”.

5-vjeçari i njohur gjithashtu si Logan Williamson, u gjet i hedhur në lumë pranë fshatit të tij të lindjes Sarn në Bridgend më 31 Korrik të 2021-shit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.