U gjetën të pajeta në banesën e tyre në Korçë/ Djali i të moshuarës së paralizuar tregon telefonatën e fundit. Si refuzoi e bija të shtronte në spital nënën

u gjeten te pajeta ne banesen e tyre ne korce djali i te moshuares se paralizuar tregon telefonaten e fundit si refuzoi e bija te shtronte ne spital nenen
u gjeten te pajeta ne banesen e tyre ne korce djali i te moshuares se paralizuar tregon telefonaten e fundit si refuzoi e bija te shtronte ne spital nenen

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë, ku nënë dhe bijë u gjetën të pajeta dje në banesën e tyre.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se Eleni dhe Ornela Vangjeli prej disa ditësh nuk i përgjigjeshin telefonatave të të afërmeve të tyre. Mësohet se ishte djali i të moshuarës së paralizuar ai që bëri denoncimin në polici. Ai tha për gazetaren Kodra se kishte që prej mëngjesit të së dielës që nuk fliste me motrën dhe nënën e tij.

“Kontakti i fundit që pata me motrën dhe nënën ishte të dielën. Komunikova pasi i solli ambulanca në shtëpi”, mësohet të jetë shprehur ai. Raportohet se nëna kishte pasur probleme me oksigjenin dhe kjo e kishte detyruar të bijën që ta çonte në spital. Ndërkohë, mjekët i kishin kërkuar që nëna të shtrohej, por e bija nuk kishte pranuar. Në rrethana ende të paqarta, të dyja, nënë e bijë janë gjetur të pajeta, ndërsa dyshohet se vdiqën për shkaqe natyrale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts