U gjetën të pajeta në kuzhinë nga shoqja e tyre, dy ukrainaset dyshohet se punonin në Shqipëri si eskorta! Detaje nga ngjarja e rëndë tek “Selvia”, viktimat ndryshonin shpesh shtëpi

u gjeten te pajeta ne kuzhine nga shoqja e tyre dy ukrainaset dyshohet se punonin ne shqiperi si eskorta detaje nga ngjarja e rende tek selvia viktimat ndryshonin shpesh shtepi































Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një shtetase e huaj ka lajmëruar ditën e djeshme (10 maj) policinë se ka gjetur në banesën e marrë me qira dy shoqet e saj të pajeta.ukrainase vdekje tirane mbidoze ilacesh

Pas verifikimeve të menjëhershme të policisë është mësuar se shtetaset e huaja ishin nga Ukraina dhe gjendeshin në vendin tonë prej pak ditësh, ndërkohë që askush nuk di të thotë se cili ka qenë motivi i qëndrimit të tyre në Tiranë apo edhe i ardhjes në Shqipëri.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dhe e sendeve që janë gjendur aty, policia njoftoi zyrtarisht se dyshohet për konsumim ilaçesh me përbërës droge, por mjekësia Ligjore ende nuk është shprehu publikisht për rastin në fjalë. Pas ngjarjes është marrë në pyetje vajza tjetër që gjendej në të njëjtën banesë me ta, ndërkohë që dy viktimat janë gjendur të pajeta në vendet ku edhe dyshohet se kanë konsumuar medikamentet që iu kanë marrë jetën.

HETIMET

Një pallat në zonën e “Selvisë” në kryeqytet, u shndërrua në vendngjarje ditën e djeshme. Në një prej apartamenteve të tij, u gjetën të pajeta dy shtetase ukrainase, të moshës 25 dhe 40 vjeç, nga mikesha e tyre, e cila njoftoi policinë. Vajzat, që kishin ardhur në Shqipëri në fillim të këtij muaji, sipas policisë, dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza. Në banesën e tyre, policia ka gjetur mbetje medikamentesh me përmbajtje narkotikësh, që dyshohet se janë konsumuar nga vajzat.

Gjithsesi, përgjigjen përfundimtare do ta japin ekspertimet biologjike dhe ato të ADN-së në policinë shkencore. Dyshimet shtohen edhe me tej, pasi Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, dy ditë më parë në një farmaci në zonën e 21 Dhjetorit, janë konfliktuar me një farmaciste, pasi kanë kërkuar të blejnë ilaçe depresioni, të cilat lëshohen vetëm me recete. Kur farmacistja ka refuzuar t’u japë medikamentet, vajzat janë bërë agresive.

Çelës për hetimin është dëshmia e shoqes së tyre të dhomës, Yeva Vorona, e cila ka mbërritur në Shqipëri para dy muajsh. Ishte pikërisht ajo që i gjeti vajzat e pajeta dhe njoftoi policinë. Vajza ka treguar se Antonina Kozachenko Anastasia Lopukhova kanë jetuar me qira ditore në zona të ndryshme të Tiranës. Në këtë apartament, kishin mbërritur të shtunën. Policia ka dyshime se vajzat mund të kenë mbërritur në Shqipëri si punonjëse seksi, megjithatë, hetimet do të hedhin dritë mbi të shkuarën e tyre.

Ngjarja

Dy ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë gjetur të vdekura në një apartament me qira në Tiranë. Dy vajzat dyshohet se punonin në vendin tonë si punonjëse seksi, ndërsa deri më tani shkak i vdekjes thuhet se është mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike.

Ukrainaset janë gjetur të pajeta nga shoqja e tyre, në një apartament në katin e tretë të një pallati që të tria e kishin marrë me qira prej gati një jave në rrugën e Dibrës. Policia dyshon se shtetaset ukrainase kanë konsumuar ilaçin xanas dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë.

Ilaçi Xanax me përbërje droge, nëse merret në doza të mëdha krijon varësi dhe në disa raste nëse konsumohet me doza të mëdha ose bashkë me ndonjë ilaç tjetër shkakton edhe vdekjen. Pas konsumimit të dy ilaçeve, dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar. Shoqja e tyre kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të pajeta, njëra prej tyre në kolltuk dhe tjetra në dysheme.

Ajo është shoqëruar nga policia dhe qëndronte në vendin tonë prej rreth 2 muajsh. Ndërsa dy vajzat që humbën jetën, burime bëjnë me dije se kanë mbërritur në Tiranë rreth 10 ditë më parë! Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur akuzat. Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts