U godit nga tifozët e Gjilanit, reagon Stivi Frashëri: Tentativë vrasje! Nëse s’do të isha mirë me shëndet, çfarë do të ndodhte?









Në ndeshjen Gjilani-Ballkani, javën e kaluar ndodhën ngjarje të tmerrshme, ku portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u godit nga tifozeria vendase në kokë. Së fundmi ka reaguar vetë portieri korçar me anë të një interviste me median “Klan Kosova”, ku tregon dhe të gjithë ngjarjen që ka përjetuar:

Frasheri

“Të them të drejtën unë nga incidenti mbajë në mend vetëm momentin e parë, kur dikush mu hodh nga pas dhe pas më kapi nga fyti më përplasi në tokë.

Pak sekonda më vonë kam ndjerë një goditje të fortë në kokë dhe pas kësaj nuk mbajë mend asgjë. Çdo gjë që kam mundur e kam parë në videot që kamerat i kanë regjistruar. Nusja ka qenë në shtëpi duke e ndjekur lojën nga televizori.

Ka qënë shumë e shqetësuar dhe e tronditur. Të them të drejtën unë kam qenë i pavetëdijshëm. Normalisht ne kemi një nga stafet mjekësore më profesionale të mundshme, të cilët dua t’i falënderoj pa masë për kujdesjen e detajuar.

Por, ashtu siç kam mësuar më vonë pranë meje është ndodhur dhe stafi mjekësor i klubit të Gjilanit, gjithashtu i falënderoj. Ajo çka ndodhi në Gjilan unë uroj mos të përsëritet për askënd.

Është kulmi dhe më tej kur shoh që ka njerëz që ankohen për një gol për 3 pikë, për dy ndeshje pa tifozë. Ajo që ndodhi është tentativë vrasjeje.

Shyqyr Zotit që jam mirë me shëndet por nëse s’do të isha, çfarë do të ndodhte? Goli i shënuar do të bënte diferencën, analiza tekniko-taktike pas lojës tifozët që shfryjnë sot e kësaj dite sepse në fund të fundit është trajtuar sikur Stivi Frashëri ua vodhi pikët është e turpshme.

Është diçka që i përket drejtësisë dhe unë s’mund të jap koment sepse nuk i njoh rrugët ligjore.

Ashpërsimi apo lehtësimi i masave është diçka tjetër dhe të jesh njeri dhe të respektosh njerëzit është diçka tjetër.

Nëse ne në vetvete se kuptojmë çfarë ka ndodhur në atë ndeshje atëherë masat të ashpërsohen në maksimum prapë nuk do të jemi njerëz në fund të ditës dhe këto raste do të ndodhin sërish.

Mesazhi im i vetëm në këto ditë është të jemi shembulli më i mirë për pjesën e mbetur të kampionatit, korrekt edhe paqësor ashtu siç i ka hije tifozërisë së Ballkanit dhe ‘Xhebrailave’, të vijnë në stadium vetëm për ekipin e zemrës dhe çfarëdo që të ndodh të mbështesin fanellën, emblemën dhe klubin e tyre pa fyerje kundrejt askujt.”, përfundoi Stivi Frashëri.

PANORAMASPORT.AL

MOMENTE TË TMERRSHME/ Shpërthen dhuna në futbollin kosovar, portieri Stivi Frashëri dërgohet në spital

“Mbeti pa ndjenja”, drejtuesit e Ballkanit tregojnë gjendjen e Stivi Frashërit pasi u godit në kokë nga tifozët

FOTO/ U bë për spital nga tifozët e Gjilanit, vjen reagimi nga Stivi Frashëri: Shpresoj që çdo gjë të jetë pa probleme…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.