U gropos në Dajt në 2021/ Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 18 vite burg për Fredi Rrushin. Ky i fundit i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Kujtojmë se biznesmeni Hoxha u gjet I ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtin më 6 nëntor të vitit 2021.

Ndërkohë vëllai i Fredi Rrushit është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, pasi dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e makinës që u përdor në vrasje.

[embedded content]

Mbrëmjen e 24 tetorit, djali i tij denoncoi në komisariatin numër 5 largimin e të atit nga banesa. Pas denoncimit, një grup oficerësh zbuluan personat e fundit që ishin me 43 vjeçarin Hoxha.

Ruzhdi Hoxha, u gjet i ekzekutuar dhe i groposur në Qafë-Mollë në Dajt. Hoxha ishte shpallur, ndërsa Policia ra në gjurmët e tij, pasi u gjet xhupi i tij me njolla gjaku dhe një shenjë plumbi i hedhur mes shkurreve në Qafë Mollë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts