“U hap thesi i premiove”, Malota zbulon shifrën e shpërblimit nga presidenti: Këtë sukses ia dedikojmë vetëm Duamenës

u hap thesi i premiove malota zbulon shifren e shperblimit nga presidenti kete sukses ia dedikojme vetem duamenes































Kapiteni i Egnatias, Renato Malota, u shfaq tepër entuziast pas triumfit 0-1 që skuadra rrogozhinase arriti në finalen ndaj Kukësit. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, mbrojtësi lezhjan deklaroi:  

bandicam-2024-05-14-21-46-42-460

“U hap thesi i premiove, çunat e merituan, nuk mungon asnjëherë suporti i presidentit, 40 mijë euro, urime çunave.  

Po ta shikosh hollë-hollë është më shumë, se secili ka bonuse personale. Një emocion ndryshe, përgjegjësi e madhe të jesh kapiten. Kemi kaluar një vit shumë të vështirë, me humbjen e Duamenës. Këtë trofe ia dedikojmë vetëm Duamenës. Falenderoj gjithë çunat që dhanë më të mirën për ta mbrojtur këtë trofe. 

Në futboll nuk ke kohë kurrë për të festuar. Një plus shumë i madh për ne, shkojmë më të qetë. Jemi të lumtur dhe të bindur që në këto 2 finale do të japim më të mirën.  

Ne po menduam që të futemi për barazim ndaj Vllaznisë jemi të humbur. Do të futemi për të fituar, Vllaznia është emër i madh, një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Kam besim që do e kalojmë Vllazninë po dha gjithsecili më të mirën e vetë.  

Futbolli nuk ka moshë nëse stërvitesh mirë, je i aftë të luash më shumë vite. Nga jashtë mendohet që është më e lehtë me 3 mbrojtësa, por për mua është më e vështirë, këto i përkasin stafit teknik jo mua. Unë mundohem të jap më të mirën”, u shpreh Malota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts